Policia e Kosovës njofton se kanë mbyllur një zyre në veri të vendit e cila vepronte si pjesë e strukturës ilegale për komunën e Skenderajt.
Sipas njoftimit për media, policia me urdhër të prokurorit të sekuestrohen provat materiale që gjendeshin në këtë zyre dhe personat përgjegjës të intervistohen, përcjell Arbresh.info.
“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit”, thuhet në njoftim.
“Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen. Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia bastisë komunën paralele të Skenderajt në veri, Elshani: Duke e mbyllë jemi
EULEX-i merr pjesë në aksionin e policisë për mbylljen e komunës paralele të Skenderajt në veri
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...