Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për atë që ai e ka quajtur aferën “Zdravo”.
Tahiri pohoi se krejt kjo po ndodh pasi pushteti nuk do të diskutojë për sanksionet e skandalet e tjera. Ai tha se janë të angazhuar që t’i sigurojnë numrat për të shpërbërë Kuvendin.
“Ju ishit prezent edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë ku kërkuam debat për aferën Zdravo. Në atë mbledhje na u pamundësua që debati të ndodhte sot siç kërkuam për qartësi nga kryeministria e shefja e GP të VV-së për komunikimin me Radojçiqin”.
“E mbyllën këtë seancë për të na e pamundësuar që të flasim për aferën Zdravo. E dyta që është shumë shqetësuese është për abuzimet që janë duke ndodhur në Ministrinë e Rozeta Hajdarit. Si Grup Parlamentar do të vazhdojmë të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendin ta dërgojmë në zgjedhje”.
“Kjo seancë qe u anulua sot mund të jetë edhe si rezultat i kërkesës së Radojçiqit. Janë po këta njerëz qe po na e pamundësojnë të bisedojmë për sanksionet. Kjo tendencë e mbylljes në mënyrë kaq të turpshme të seancës është për shkak se nuk duan të flasin për sanksion”.
Seanca e Kuvendit u mbyll pa filluar fare punimet. Munguan deputetët e pushtetit, rrjedhimisht nuk kishte kuorum. Me këtë rast, Kuvendi edhe i mbylli punimet për sesionin pranveror.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...