Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Klinika Infektive II ose Mjekësia Sportive.
Kjo pasi në këtë spital aktualisht nuk është i hospitalizuar asnjë pacientë me Covid-19, transmeton arbresh.info.
“Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Infektiva:
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.
Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë. /arbresh.info/
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...