Republika e Kosovës, konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’, të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete.
Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës do të mbahet sot me 21 maj 2023 në sheshin e kryeqytetit.
Policia e Kosovës njofton se gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerr masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.
“Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...