Emisioni “Logjikonomia”, i cili u transmetua mbrëmë, nuk është më i qasshëm në platformën YouTube.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka publikuar një status ku shpreh shqetësim për largimin e episodit dhe mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube, duke e cilësuar situatën ‘shumë shqetësuese’.
“Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është më në youtube. Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në youtube. Shumë shqetësuese për besë”, ka shkruar Kusari.
Në episod bëhej humor me fushatën e kryeministrit Albin Kurti dhe kandidatit të Vetëvendosjes për kreytar të Mitrovicës, Faton Peci dhe simpatizantëve në këtë komunë.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...