Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka vazhduar me aksione konkrete në kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe qytetarëve ndaj dukurive të dyshimta.
I tillë ishte edhe aksioni i fundit i Inspektoratit Komunal që rezultoi me mbylljen e qendrës së katërt të masazhit në rrugën “Kemajl Hetemi”, njëkohësisht qendra e fundit që operonte në territorin e Ferizajt.
Ky aksion u realizua me asistimin e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësinë e Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me inspektorët sanitar dhe të tregut.
Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se ky aksion është në vazhdën e aktivitetit të zgjeruar të këtij institucioni kundër dukurive devijuese.
Ai theksoi se për mungesë dokumentacioni për veprimtarinë e ushtruar është mbyllur edhe kjo qendër.
Ndryshe, me mbylljen e kësaj qendre, Ferizaj është ndër të rralla komuna ku në territorin e saj nuk operojnë biznese të tilla. /Telegrafi/
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...