Tri shkolla në komunën e Kamenicës janë mbyllur shkaku i përhapjes së Covid-19.
Vendimi është marrë sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik mëson arbresh.info.
“Bëhet fjalë për shkollën e mesme teknike, shkolla fillore ‘Dëshmorët e Kombit’, dhe gjimnazi ‘Ismail Qemaili’, që janë mbyllur sipas rekomandimeve”, thonë burime brenda Komunës së Kamenicës.
Këto tri shkolla të kësaj komune nga sot kanë filluar mësimin online.
Të kontaktuar nga arbresh.info, përfaqësuesit e tyre nuk kanë dashur të deklarohen deri sa të marrin një përgjigjej zyrtare për këtë çështje.
Kujtojmë se numri i të infektuarve më Covid-19 në vendin tonë është bërë mjfatë shqetësues.
Aktualisht nuk dihet me saktësi se kur do të arrijnë edhe vaksinat e para. /arbresh.info/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa