Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes mediave sociale ka bërë të ditur që janë mbyllur dy kafene, të cilat nuk e kanë respektuar vendmin për mbylljen.
Për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë, ku numri tanimë ka arritur në 61, janë marrë vendime që kafiteritë të mbyllen, me qëllim parandalimit të infeksionit, shkruan portal arbresh.info
Jashari ka bërë të ditur se pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve është hapur rasti në Prokurori të Shtetit.
Më poshtë mund të ndiqni njoftimin e Jasharit:
Askush mbi ligjin!
Inspektorati i Komunës dhe Policia sapo kanë mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj, pasi të njejtat nuk respektuan vendimin për mbyllje.
Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.
Më qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19 bëjmë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.
Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!
Pa frikë, por me kujdes të shtuar!/arbresh.info/
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/732224867314167
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...