Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte, ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
Pas kësaj, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DhSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, është thënë në njoftimin e gjykatës.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...