Kryesia e Kuvendit është duke e mbajtur mbledhjen e radhës ku do të diskutohet mbi pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave është edhe ajo për rimëkëmbje ekonomike që deri më tash nuk ka pasur vota për të kaluar në Kuvend.
Në këtë mbledhje në të cilën po marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike në përjashtim të Listës Serbe, do të diskutohet për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave edhe ajo për rimëkëmbje ekonomike që deri më tash nuk ka pasur vota për të kaluar në Kuvend, raporton arbresh.info
Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 dhe 28 shtator: votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.
Po ashtu kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe seancën e re plenare për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Itali për transferimin e personave të dënuar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për dënimin humanitar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete.
Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për 2019, atij të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2019, Fondit të Kursimeve Pensionale për 2019, Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2019 dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona./arbresh.info/

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...