Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën janë diskutuar dy tema kryesore, zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për proceset e ardhshme politike, përfshirë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas kryesisë së AAK-së, gjendja aktuale në vend është alarmante, pa qeveri legjitime dhe pa funksionim të duhur të institucioneve, përcjell Arbresh.info.
“Kjo situatë e rëndë politike dhe institucionale kërkon veprim të menjëhershëm. Në këto rrethana, zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
“Në pjesën e dytë të takimit, fillimisht u vlerësua lart suksesi i jashtëzakonshëm i Aleancës në zgjedhjet lokale, ku fituam bindshëm në pesë komunat ku kemi qeverisur. Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj deshmuan se qeverisja e tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë model i transformimit komunal duke konfirmuar besimin e qytetarëve me fitore të merituara e qeverisje të suksesshme”, thuhet më tej në njoftim.
Në këtë frymë, Kryesia miratoi kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe nisjen e përgatitjeve në nivel të degëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që e shkel Kushtetutën dhe e deformon rendin demokratik. Ne kërkojmë që buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të Qeverisë së re me mandat të plotë.
• Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më.
• Ne mbrojmë integritetin institucional dhe rendin kushtetues të Republikës.
• Vendi ka nevojë për një buxhet të qeverisë legjitime, jo të qeverisë në ikje. Kjo nuk është çështje teknike, por parimore:
S’ka buxhet pa Qeveri.
S’ka vendimmarrje pa mandat.
S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...