Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë.
Sipas njoftimit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare, shkruan Arbresh.info.
‘’Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj, në Hotel Venus, në orën 17:00’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u përkrah propozimi i Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...