Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare

07:27 | 7 Prill 2026
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen shtatë komisione parlamentare.

Nga ora 10:00, pritet të mblidhen Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji; Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; si dhe Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Kurse nga ora 11:00 mblidhen Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion; dhe Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport mblidhet nga ora 11:30; kurse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport mblidhet nga ora 13:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale