Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka bërë bashkë në një tryezë të gjithë kryeprokurorët e Prokurorive Themelore të Kosovës.
Avancimi i transparencës institucionale dhe ngritja e cilësisë së akteve akuzuese, thuhet të ketë qenë temë e tij takimi kryeprokurorësh.
Gjithashtu, është bërë e ditur nga zyra e Kryeprokurori të Shtetit se në këtë takim, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të projektit rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, “Integriteti gjyqësor”.
Gjithashtu, bëhte e ditur se në këtë takim u diskutua edhe për trajtimin e çështjeve profesionale që hyjnë në kompetencë të prokurorit të Shtetit, në veçanti ngritja e cilësisë së akteve akuzuese.
“Me qëllim të avancimit të transparencës institucionale dhe forcimit të komunikimit me publikun, u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorët zhvilluan një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv me zyrtarët për komunikim publik në prokuroritë e vendit. Gjatë bashkëbisedimit u diskutua rëndësia e ndërtimit të një qasjeje proaktive, unike dhe të koordinuar në fushën e komunikimit, duke nënvizuar se transparenca dhe bashkëpunimi me mediat janë elemente kyç për forcimin e besimit qytetar dhe realizimin e objektivave institucionalë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Prokurorisë së Shtetit, derisa thuhet se Kelmendi i ka inkurajuar zyrtarët për komunikim publik që të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë drejtim.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?