Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të diskutojë planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të raportojë në një tjetër komision – atë për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Sot do të mblidhet edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për të diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit.
Një raportim para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta ketë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila do të flasë për planin e kësaj ministrie për vitin 2021./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...