Trupi i përbashkët e misioneve të huaja që përfshin, BE-në, SHBA-në OSBE-në dhe përfaqësues të NATO-së, i ashtuquajtur, Këshilli i Sigurisë i diplomatëve në Shkup, është mbledhur sot, për shkak të situatën.
Pas raportimit të fundit të OSBE-së, ky trup doli me një deklaratë të përbashkët.
“Të gjithë ne shprehim keqardhje për jetët e humbura gjatë operacionit në Kumanovë, që për fat të mirë, duket se ka mbaruar. Mendimet tona janë me familjet e policëve që humbën jetën gjatë operacionit, si dhe me qytetarët që u përfshinë në gjithë këtë dhunë. Përfaqësuesit politik, vendas dhe të rajonit, dënuan fuqishëm dhunën. Kuptuam që grupi i armatosur në Kumanovë, është tashmë një fenomen i izoluar. Besojmë fuqimisht se nuk guxohet që të lejohet prishje e marrëdhënieve në shoqëri. Gjithashtu, besojmë se ky është momenti që liderët politikë të përfshihen në dialog për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohet vendi, përfshi këtu edhe krizën e stërzgjatur politike dhe reformat e nevojshme”, thuhet në deklarat.
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...