Peticioni që kërkon që Apple të vendosë Kosovën në hartë ka grumbulluar aktualisht rreth 130 mijë nënshkrime, të cilat u rritën ndjeshëm pasi personazhe si Dua Lipa apo Rita Ora reaguan duke shpërndarë postimin në profilet e tyre në Instagram.
Fillimisht ishte Dua Lipa ajo që shkroi: “Apple, kemi nevojë për disa përgjigje. Vendos Kosovën dhe Palestinën në hartë”. Dua shpërndau foton e @balkanism__ ku shkruhet ndër të tjera se “Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”.
Mungesa e Kosovës në hartë ka revoltuar gjithashtu këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila i ka bërë një thirrje publike kompanisë “Apple”.
Pas Dua Lipës, edhe Rita ka kërkuar që vendi i saj të marrë territorin që i takon në hartë.
Ajo shprehet se ka plot talente shqiptarë që prezantojnë trashëgiminë e vendit të tyre në botë, ndaj bën thirrje që vendosja e Kosovës në hartë të bëhet sa më parë.
“Do doja të shihja @apple të ndërgjegjësohej duke vendosur Kosovën në hartë. Shqipëria dhe Kosova kanë kaq shumë talente dhe une jam krenare për të gjitha vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë dashuri, paqe, bashkim sot me @beberexha, @dualipa, @eraistrefi, @dafina.zeqiri, @avamax dhe shumë të tjerë.”-shkruan Rita.
Ndërkohë, Dua Lipa i çoi peshë zemrat e shiqptarëve pasi publikoi flamurin autokton të trojeve shqiptare, duke revoltuar keq popullin serb.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...