
Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Kuvendi i Prishtinës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga një pjesë e asamblistëve të partive opozitare.
E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi lidhur me çështjen e ndërtimeve në Badovc. Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.
Mbledhja është e hapur edhe për qytetarët dhe pritet një interesim i madh në lidhje me këtë çështje, sidomos pas organizimit në rrjete sociale.
Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp duke kundërshtuar projektin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asambleistët e LDK-së.
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...
Hamza bën homazhe në Marinë të Skenderajt në 27-vjetorin e r...
Musliu në 7 vjetorin e Ushtrisë: Një nga vendimet më të rënd...
Të shtëna me armë në një plazh të Sidneit, 10 të vdekur
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë