Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi se së shpejti do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.
“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim”, u shpreh Bushati, raporton ATA.
Në përgjigje të zërave në Ballkan, të cilat ministri i cilësoi nacionaliste, ai tha se “ndërkohë që në Ballkan vijon të flitet për teza nacionaliste, ne shqiptarët është mirë që të fokusohemi në çështje sa më konkrete, të cilat ndikojnë jetën e qytetarëve”.
Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së BE-së, krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një specifikë të veçantë, sepse, sipas tij, në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.
Tri programet e financuara nga BE-ja janë: pika doganore Shishtavec-Krushevë, mbrojtja mjedisore dhe menaxhimi i mbetjeve, si dhe programi i shtrirjes së vijës Dinarika, që ka të bëjë me rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...