Mbledhja e Qeverisë sot ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit, teksa theksoi se Kosova qëndron pranë popullit turk, raporton arbresh.info
Ai përmendi se ekipet e FSK-së, së mjekëve dhe ekipet tjera të kërkim-shpëtimit veçse janë në Turqi dhe po u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit turk dhe Turqisë në këtë fatkeqësi, dhe tashmë ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ekipet mjekësore dhe ekipet tjera të kërkim-shpëtimit tashmë janë në Turqi dhe po ndihmojnë. Andaj, në nderim të viktimave të tërmetit, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.”, tha Kurti. /arbresh.info/

Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...