Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë ka përfunduar sot, duke u mbyllur me miratimin e një deklarate të përbashkët.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe homologja e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, prezantuan deklaratën e përpiluar gjatë kësaj mbledhjeje.
Deklarata u hodh në votim dhe u miratua nga deputetët e të dy parlamenteve që ishin të pranishëm.
Konjufca, gjatë leximit të deklaratës theksoi se përgjatë historisë së kombit shqiptar ka pasur mospajtime dhe mendime të kundërta, por gjithmonë ka triumfuar uniteti dhe angazhimi për progres.
“Konstatoj këtë deklaratë të miratuar nga dy kuvendet tona,” u shpreh Konjufca, duke e përmbyllur seancën./Arbresh.info
Kartoni i kuq ndaj Bellinghamit/ Federata spanjolle po e het...
LALIGA një dekadë në Artmotion – Rivaliteti i El Clasi...
Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe An...
Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga
Deputeti i PD njofton tërheqjen nga gara për zgjedhjet e 11 ...
Radoniqi pret në takim ambasadorin britanik, e njofton për n...