Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot realizoj përformancë duke mbjellur katër therra në gropat e hapura në rrugët e qytetit të Ferizajt.
Sipas një komunikate, ky rrjet i organizatave ka shprehur shqetësimin duke mbjellur therra në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.
“Një mosmenaxhim i mirë i Komunës së Ferizajt tregon gjendjen tmerruese të rrugëve të komunës së Ferizajt edhe pse AVONET dhe në përgjithësi shoqëria civile nga ngritur shqetësimin për mos mirëmbajtjen e rrugëve dhe po ashtu duke mos marrë përgjegjësi që janë të obliguar institucioni komunal.
Qytetarët e Ferizajt shumë herë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke reaguar dhe kërkuar në rregullimin e rrugëve të cilat janë në një gjendje alarmante, në mos mirëmbajtjen, duke diskriminuar bashkësitë e caktuara lokale, e po ashtu duke mos marrë asnjëherë parasysh as ankesat e tyre dhe shqetësimet që kanë paraqit qytetarët. Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontratë me ndonjë prej kompanive për të mirëmbajte rrugët dhe kjo tregon mungesa të qeverisjes efektive edhe pse është në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli