Në lagjen “Dardania” në Prishtinë janë zbuluar dy dyqane që mbishkrimin e kishin “Rrobaqepës” dhe “Counter Strike”.
Në një njoftim të Doganës së Kosovës thuhet se pas dyshimeve janë dy dyqane të cilat operojnë me lojëra fati ilegale ka ndërmarr një kontroll të befasishëm ku edhe janë gjetur këto dy lokacione.
“Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin ‘Rrobaqepës’ deri lokali tjetër nën emrin ‘Counter Strike’”.
Sipas njoftimit kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” në të dy lokacionet.
Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtës.
Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...