Policia e Kosovës në një raport ka treguar se me datën 31 korrik, në rrugën “Agush Gjoçi”, mnë Pejë, ka arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti kishte kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis, në oborrin e shtëpisë së tij.
Në raportin e policisë, thuhet se të arrestuarit i janë gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 113.4 gram substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kultivuar disa bimë narkotike të llojit kanabis në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 113.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë