Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit

12:14 | 29 Mars 2026
E.G

Sot mbi urën e Ibrit janë mbjellur mbi 100 karanfila, në kuadër të iniciativës për të zbukuruar qytetin dhe për ta bërë më të pastër dhe më të gjelbër.

Kështu bëri të ditur kryetari Faton Peci i cili i bëri thirrje që qytetarët të kontribuojnë për të mbajtur Mitrovicën një qytet funksional dhe të gjelbër.

Ai gjithashtu theksoi se ka udhëzuar drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme që të krijojnë kopshtet e tyre me lule dhe perime, duke angazhuar brezin e ri në ruajtjen e pastërtisë dhe gjelbërimit të qytetit.

“Çdo qytetar mund të kontribuojë për pastërtinë dhe bukurinë e Mitrovicës”, tha kryetari Peci, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit qytetar për të krijuar hapësira më të gjelbra dhe funksionale.

Shpërndaje në rrjete sociale