Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve në thirrjen për mbështetjen financiare të studentëve që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës.
“Këtë vit, kemi dyfishuar buxhetin nga një milion në dy milionë, kemi zgjeruar thirrjen duke përfshirë djemtë/burrat, kemi dyfishuar numrin nga një mijë në dy mijë përfitues, kemi digjitalizuar tërë procesin e aplikimit, kemi mundësuar zgjedhjen e skemave nga studentët që kanë përfituar prej dy apo më shumë skemave të mbështetjes financiare”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
‘1,609 studentë që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës do të mbështeten me nga një mijë euro secili.
Sot kam nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve në Thirrjen për mbështetjen financiare të studentëve që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës.
Këtë vit: Kemi dyfishuar buxhetin nga një milion në dy milionë; Kemi zgjeruar thirrjen duke përfshirë djemtë/burrat; Kemi dyfishuar numrin nga një mijë në dy mijë përfitues; Kemi digjitalizuar tërë procesin e aplikimit; Kemi mundësuar zgjedhjen e skemave nga studentët që kanë përfituar prej dy apo më shumë skemave të mbështetjes financiare.
Në këtë thirrje kane aplikuar 3618 aplikantë, ndërkaq komisioni vlerësues ka konstatuar se 1609 kanë përmbushur kriteret sipas thirrjes- 1366 vajza/gra dhe 243 djem/burra.
Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre ndihmon jo vetëm ngritjen akademike e profesionale të tyre, por kontribuon në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës.
Të gjithë studentët përfitues nga dy apo më shumë skema, tashmë kanë pranuar në adresën e tyre elektronike një formë për plotësim ku i mundësohet përzgjedhja e skemës nga e cila dëshirojnë të përfitojnë”, ka shkruar Nagavci. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...