Zyra e Prokurorit të Specializuar, mëngjesin e sotëm ka filluar me operacione të bastisjes në Prishtinë dhe në qytetin e Drenasit, konkretisht në fshatin Negroc, në vendlindjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Bëjmë të ditur se Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), raporton arbresh.info.
Në Negroc po qëndron Policia e Kosovës por portali arbresh.info, vesh se Shtëpia e Krasniqit në Negroc nuk është bastisë nga Zyra e Pakurorit të Specializuar, por bastisja po vazhdon në shtëpinë e tij në lagjen Velania në Prishtinë.
Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë shkuar pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, ku zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar.
Zyrtari i OVL të UÇK-së, Enver Hajdari e ka cilësuar maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, i cili po merret në pyetje brenda shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë, ku po mbahen me një dhomë në shtëpinë e tij, të gjithë pjesëtarët e familjes Krasniqi.
“Sot ka ndodhur diçka që nuk ndodh kurrkund në botë.. Një izolim, një maltretim”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Enver Hajdari. Bastisjet e Prokurorisë së Specializuar, sipas tij janë të njëanshme dhe të turpshme.
“Këto bastisje janë të njëanshme. Ne nuk e njohim këtë gjykatë speciale nuk do ta njohim këtë gjykatë. Bastisja është gjëja më e turpshme që ndodh pas 20 viteve”, ka thëne Hajdari.
Hajdari ka thënë se nuk kanë informacione nëse janë bastisur edhe shtëpi tjera të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse ne jemi njoftuar përmes mediave./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...