Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në rrugë, duke shqiptuar 2 mijë e 610 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetëra aksidente në vend. 45 prej tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Përveç masave në trafik, Policia ka njoftuar edhe për veprime të tjera operacionale, ku janë arrestuar 14 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...