Kundërshtimi i fuqishëm menjëherë pas lajmit se në Lumbardhin e Pejës mund të ndërtohen hidrocentrale sipas PDK-së, u nis nga dega e saj në Pejë, duke sensibilizuar opinionin se ky projekt është i dëmshëm dhe plotësisht i paarsyeshëm.
Një nga format e kundërshtimit ishte edhe peticioni kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës, njofton Klan Kosova.
Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe sot.
Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë.
Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë.

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...