Mbi 51 mijë vullnetarë morën pjesë në aksionet e djeshme të pastrimit, të cilat rezultuan me eliminimin e 130 deponive ilegale dhe grumbullimin e mbi 10 mijë thasëve me mbeturina në kuadër të aksionit të pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni kryesor ka nisur në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit, ndërsa ka vazhduar gjatë tërë ditës edhe në komunat e tjera të Kosovës, ku numër i madh i vullnetarëve kontribuuan në pastrimin e Kosovës.
“Në aksionet e sotme, numri më i madh i deponive është larguar në Komunën e Istogut. Me 22 deponi të larguara, Istogu mban primatin për numrin më të madh të deponive të eliminuara. Ndërsa, në Komunën e Gjakovës është angazhuar numri më i madh i vullnetarëve, me mbi 6 mijë”.
“Andaj, këto dy komuna shpallen si më të suksesshmet për aktivitetet e organizuara në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017. Falë kësaj, Let’s Do It Kosova së bashku me partnerët e saj do të rrisë angazhimet në investime konkrete në këto dy komuna”, bën të ditur organizata “Let’s Do It Kosova”
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...