Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Prishtinë, ka shqiptuar mbi 45 gjoba për kundërvajtje në komunikacion dhe ka konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit.
Sipas Policisë së Kosovës, janë ndëshkuar gjithashtu shoferë për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes dhe mosrespektimi i dritës së kuqe.
“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor me motoçikleta, kanë filluar të operojnë në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni. Qëllimi i këtij angazhimi është zbulimi i kundërvajtjeve në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, sidomos në zonat e identifikuara më herët si me rrezikshmëri të shtuar. Vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, nga ky njësit janë shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje, janë konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, si dhe janë shqiptuar tiketa për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe etj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...