Shumë qytetarë me të drejtë vote kanë hasur në vështirësi apo edhe në pamundësi për të gjetur emrat e tyre në listat e votuesve.
Kështu ka bërë të ditur rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” në konferencën e dytë për media.
Albert Krasniqi nga kjo organizatë ka thënë se numri i atyre që kanë pasur probleme për të gjetur emrin është 401, shkruan arbresh.info.
“Ka pasur vështirësi te votuesve për të gjetur emrat e votuesve. 401 votues kanë pasur probleme në 113 vendvotime, kryesisht në Prizren, Prishtinë e Mitrovicë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, në këtë proces zgjedhor është evidentuar edhe votimi jashtë kabinave të votimit, me 41 raste dhe asistimi i votuesve më shumë se një herë, me 193 raste./arbresh.info/
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur