Komuna e Rahovecit ka njoftuar se deri tash ka pranuar rreth 320 kërkesa për për dëmet nga vërshimet.
Komuna ka ftuar qytetarët që janë prekur nga vërshimet, që të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve edhe nesër, më 14 janar 2026, deri në orën 16:00, në administratën komunale të Rahovecit, në sportelët nr. 6, 7 dhe 8.
“Sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, ftohen përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane që kërkesat për dëmet e shkaktuara në: ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme, t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se paraqitja me kohë e kërkesave është e domosdoshme për procedimin e mëtejmë institucional të dëmeve./Arbresh.info
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...