Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka pranuar aplikacionin e parë të investitorëve strategjik në fushën e Minierave.
Në një takim të mbajtur në zyrat e Ministrisë së Diasporës, përfaqësuesit konsorciumit të përbërë nga Moxico Resources (Angli), Pluto Investment AG (Zvicër) dhe Luma Investment SA (Poloni), i cili ka mbi 20 mijë punëtorë në operacionet e saj në botë, thuhet se u shprehën të kënaqur me përkrahjen e ofruar si nga MDIS , MTI ashtu edhe KIESA.
“Ne, bazuar në zotimet tona si institucione, do të jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të pa-rezervë për përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave administrative, dhe teknikaliteteve të tjera të nevojshme, ashtu që ky projekt i cili ka vlerën mbi 30 milionë EUR të fillojë sa më shpejt”, ka thënë ministri Gashi Dardan thuhet kumtese.
MDIS njofton se Konsorciumi Britanik-Zviceran-Polak është përqendruar në zhvillimin e biznesit në sektorin e Minierave, respektivisht në 3 zonat me interes kombëtar në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përkatësisht në Karaçë, Vllahi dhe Gumnishtë.
“Ky projekt jo vetëm se do të zhvillojë sektorin minerar të Kosovës por do të nxisë edhe zhvillimin lokal dhe të komunitetit në këto zona”, thuhet në këtë njoftim./arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...