Dy shtetas kosovarë janë shpallur fajtorë dhe dënuar për mashtrim ndaj sistemit të sigurimeve shoqërore në Austri, në vlerë prej 3.8 milionë eurosh.
Seanca gjyqësore u mbajt të martën në Linz, ndaj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova.
I akuzuari kryesor është dënuar me tre vjet e tre muaj burg dhe duhet të paguajë shtetit 500 mijë euro.
I akuzuari i dytë, 39 vjeç, u dënua me 24 muaj burg, ku gjashtë muaj duhet t’i vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet, dhe është gjobitur me 100 mijë euro.
Të dy duhet gjithashtu t’i paguajnë Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), pala kryesore e dëmtuar, shumën totale prej mbi 3.8 milionë eurosh.
E akuzuara e tretë, një grua 37-vjeçare, u lirua nga akuzat për mungesë provash.
Sipas aktakuzës, gjatë tre viteve të fundit më shumë se 4 mijë punëtorë të huaj u regjistruan dhe më pas u ç’regjistruan në sistemin e sigurimeve shoqërore.
Punëdhënësit përdorën dokumente të falsifikuara për të mashtruar sistemin, duke shmangur kontributet që duhej të paguanin.
Hetimi filloi pas inspektimeve në kantieret e ndërtimit në Steiermark, ku u zbuluan parregullsitë. Autoritetet u vunë në dijeni të mashtrimit nga disa punëtorë që paraqitën dokumente të falsifikuara, raporton ORF.at.
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...