Mbrëmë në kryeqytet janë konfirmuar 41 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të shkojë në mbi 250, raporton Express.
Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi ka treguar se dje janë testuar 80 persona nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.
Sipas tij, gjendja e të infektuarve është stabile, me përjashtim të personave që kanë rezultuar pozitivë së fundi.
Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 82 kanë rezultuar pozitive.
Personat që dolën pozitivë vijnë nga Prishtina, Gjakova, Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Vitia, Podujeva, Fushë Kosova, Klina, Lipjani, Obiliqi, Mamusha dhe Rahoveci.
Sipas IKSHP’së, këto raste janë në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes.
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...