Mbi 25 mijë familje kosovare vazhdojnë që të mbeten gjallë vetëm nga sociali. Numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina e Vushtrria e Lipjani. Numri i familjeve që jetojnë me social në këto komuna shkon në mbi 6 mijë. Gjithë këto familje i kushtojnë shtetit mbi 33 milionë euro në vit.
Rreth 100 mijë qytetarë në vend vazhdojnë që të mbesin gjallë vetëm me paratë që marrin nga sociali.
Gjithë kjo sipas raportit “Statistikat e Mirëqenies 2018”, që ka publikuar së fundi Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK).

Në bazë të këtij raporti, mbi 25 mijë familje kosovare vazhdojnë që të jetojnë vetëm nga sociali, përkatësisht 103 mijë 409 anëtarë. Numri më i madh i tyre janë nga Mitrovica.
“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,345 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,275 familje”, thuhet në raportin e ASK’së.
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...