Mbi 22 mijë persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID në Kosovë

15:28 | 12 Janar 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 22 mijë e 871 doza përforcuese të vaksinës anti-COVID dhe 2 mijë e 127 doza të treta janë administruar deri tani në Kosovë.

Nga MSH po ashtu kanë treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 3 mijë e 189 doza të vaksinës anti-Covid.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19″, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

 

 

Lajmet më të lexuara