Shoqata “Down Syndrome Kosova” dhe shoqata “Autizmi”, njoftuan të mërkurën se gjatë mbrëmjeve të organizuara, pjesëmarrësit, qytetarët e Kosovës dhe të diasporës, përfaqësuesit e institucioneve dhe bizneseve, dukshëm dhanë kontributin dhe solidaritetin e tyre për këtë komunitet. Shuma e grumbulluar nga donacionet ka arritur mbi 200 mijë euro.
Drejtoresha e shoqatës “Down Syndrome Kosova,” Sebahate Hajdini-Beqiri, tha se duke marrë parasysh nevojën për shërbimet që kanë fëmijët e prekur me sindromën Down dhe Autizëm, si dhe duke parë mungesën e stafit profesional, morrin iniciativën për ndërtimin e qendrës.
“Në kuadër të mbrëmjes të organizuar nga Down Syndrome Kosova, vlera e mjeteve të grumbulluar deri më sot, është 60 mijë e 480 euro. Në këtë vlerë kanë kontribuar 165 persona, duke përfshirë qytetarë të thjeshtë, përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues të bizneseve, si dhe qytetarët e diasporës. Kjo shumë është vetëm nga donacionet e mbledhura në vlerë monetare.
Në kuadër të këtij projekti janë ofruar edhe shërbime dhe materialeve ndërtimore, e poashtu janë ofruar edhe shërbime shëndetësore. Ndërsa ftojë të gjithë ata që premtuan donacione e që ende nuk i kanë realizuar,t`i ekzekutojnë në llogari të Shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’ dhe shoqatës ‘Autizmi’”,ka thënë drejtoresha e shoqatës DSK, Sebahate Hajdini-Beqiri.
Ndërsa drejtori i shoqatës “Autizmi”, Cenë Krasniqi, tha se organizimi i këtyre dy mbrëmjeve është vetëm fillimi i realizimit të nevojave të këtyre komuniteteve.
“Në mbrëmjen e organizuar nga shoqata Autizmi, janë premtuar 228 mijë euro, kurse të realizuara deri më tani janë rreth 170 mijë euro. Duhet të potencohet kontributi i madh i Rexhë Xhakli, i cili dha donacion 150 mijë e të cilat i ka deponuar. Por për tu vlerësuar është edhe donacioni i kolegjit ‘Mehmet Akif’, të mbledhura nga vet nxënësit”, ka thënë Krasniqi.
Gjithashtu, drejtoresha e DSK, tha se javën e ardhshme, dy shoqatat do të takohen me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të diskutuar rreth parcelës së premtuar nga Komuna e Prishtinës.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë