Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, do të jenë gjithsej 2,076,290 qytetarë me të drejtë vote. Ky numër rezulton nga certifikimi i Listës Votuese, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mbledhjes së sotme.
Nga ky total, 1,999,205 votues janë të regjistruar për të votuar brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 77,085 qytetarë janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit. Sipas KQZ-së, Lista Votuese përmban 7,192 votues më shumë sesa në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor 2025.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...