Është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 19 mijë doza të vaksinës.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.
“Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.
Vaksinimi i qytetarëve po bëhet me dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.
Thirrje për vaksinim ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK).
IKSHPK përmes një komunikate për media ka thënë se nuk duhet lejuar mbyllja e të gjithëve nga pakujdesia e disave.
“Vaksinohuni, kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, këshilloni që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre, dhe të afërmeve të tyre. Ju lutemi për kujdes të shtuar, virusi është kudo, virusi vret”, thotë njoftimi.
Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU. /arbresh.info/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë