Sekretar organizativ i AAK-së për diasporë, Sokol Mehmetaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si po transportohen votat nga Cyrihu i Zvicrës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehmetaj bëri të ditur se transportimi i votave po bëhet në mënyrë të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh, përcjell Arbresh.info.
“Mirëpo, u informuam se 15483 vota do të transportohën me një autobus, më targa diplomatike shqiptare,CD-55 27A, të shoqëruar nga një shofer dhe ndihmësi i tij, në një udhëtim disaditor nëpër Shtutgart,Vienë,Zagreb,Lubjanë dhe Prishtinë. Kjo përbën një problem të madh jo vetëm për sigurinë fizike të votave, por edhe për transparencën e procesit zgjedhor”, ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar nga KQZ që të marr masa në përmirësimin e transportimit të votave
“Kërkoj nga KQZ që të merrni menjëherë masat e nevojshme për të përmirësuar organizimin e këtij lloj transporti dhe për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve . Mungesa e ashpërsisë e vërejtur këtu nuk është e pranueshme dhe shpresoj se do të ndërmerren veprime konkrete për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin zgjedhor”, ka shkruar Mehmetaj./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...