14 mijë e 368 pacient kanë fituar betejën me Covid-19 në vendin tonë, derisa kanë mbetur edhe 1 mijë e 231 raste aktive.
Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe janë shënuar rastet e para me COVID-19 e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka arritur në 16 mijë 247 raste nga 75 mijë 288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm në 24 orët e fundit një pacient ka humbur betejën me virusin, duke çuar në 648 numrin e përgjithshëm të viktimave.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”, ka njoftuar sot IKSHPK.
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit