Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se në Klinikën e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka arritur një aparaturë e re në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro.
Sipas njoftimit, ky shërbim i ri përfshin intervenime të cilat nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, veçanërisht për rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru, shkruan Arbresh.info.
Tutje, në njoftim thuhet se me fillimin e këtij shërbimi të ri në Klinikën e Neurokirugjisë, do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.
” QKUK po zbaton planin dinamik përgatitor me qëllim të funkionalizimit të aparaturës, ndërsa bashkë me pajisjet e tjera siç janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore, vlera e investimeve në Klinikën e Neurokirugjisë arrin në vlerën 1 milion e 770 mijē euro”, përfundon njoftimi. /Arbresh.info/
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...