Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit G. K. Në këtë mënyrë, është refuzuar si e pa bazuar ankesa e mbrojtësit të tij, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 7 shtator.
Sipas këtij aktvendimi të pandehurit në fjalë i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409 i te njëjtit kod.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejt kur të pandehurit ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, me qellim të parandalimit të përsëritjes se veprës penale, dhe vazhdimit me sukses të procedurës penale.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...