Dy lagje në kryeqytet kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e prishjeve që ka shkaktuar një kopani e kontraktuar nga komuna e Prishtinës.
“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit të KK Prishtinë , në rrugën ” Muharrem Fejza ” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media ujësjellësi rajonal KRU” Prishtina”.
Ujësjellësi ka bërë të ditur se operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” kanë dalë në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt.
Ata kanë thënë se si pasojë e prishjes pa ujë të pijshëm janë “lagjja e Spitalit” dhe “Mati 1”./arbresh.info/
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...