Mëngjesin e sotëm, në Kosovë, ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada.
Gulabzada u mirëpritë në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga AGK përcjell arbresh.info.
Në kuadër të këtij programi, përvec strehimit gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Journalists in Residence – Kosovo”, përkrahet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati