
Screenshot
Pas ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në reagimin e tij, Balla shprehu dhimbjen për humbjen e madhe për Kosovën dhe mbarë shqiptarinë, duke theksuar kontributin e Nexhat Dacit në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.
Ai, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci. Populli i Kosovës dhe mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e Ballës./Arbresh.info
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë