Një person është arrestuar në Ferizaj.
Arsyeja e arrestimit ishte mbajtja e lëndëve narkotike të cilat ju gjeten në veturën e tij pas kontrollit nga Policia e Kosovës.
Në raportin e Policisë bëhet i ditur se i dyshuari është liruar më procedurë të rregullt, raporton arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Rr. UÇK, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare të mbështjella me substancë që dyshohet të jetë marihuanë në peshë 3.33 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...