Fondacioni “Drita”, sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modalit shqiptar në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet në Katedrale.
“Ne jemi mikpritësit e kësaj konference të veçante, ku do të marrin pjesë penalistë nga Vatikani, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova. Por, ajo që është e rëndësishme do të jetë një panel dialogu mes liderëve të bashkësive fetare të Kosovës”, njofton ‘Ipeshkvia Prizren’.
Në hapjen e saj, në orën 10:30, dhe në orën 16:30 kur do të jetë paneli i liderëve fetar dhe nënshkrimi i rezolutës nga ana e tyre.
Fjalë përshëndetëse do të mbajnë: Mons Zef Gashi, President i Fondacionit Drita, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama, Nunci Apostolik i Vatikanit Jean Marie Speich.
Do të mbahet edhe paneli i dialogut, shkëmbim qëndrimesh dhe idesh mes liderëve fetar, ku do të flasin Naim Tërnava, kryemyfti i Bashkësisë Islame në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, Kisha Katolike, Driton Krasniqi, Kisha Protestante Ungjillore, dhe Hysen Hyseni, Komuniteti Hebre./rtk
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...